Ekspozita artizanale u hap në Prizren

12/03/2019

Me rastin e 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Shoqata e Grave “Orkide” nga Prizreni ka hapur ekspoziten e titulluar “Takimi i ngjyrës së vajit dhe artit të qëndisjes me fjongo"” në Institutin Junus Emre në Prizren. Të pranishëm ishin Konsullja e Republikës së Turqisë në Prizren z.Eylem Altunya, z.Muferra Sinik nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, pëfqësues të komunitetit  Turk në Kosovë, përfaqësuesit e TIKA-s në Kosovë, drejtori i shkollës ndërkombëtare “Maarif” z. Mesut Özbaysar, si dhe përfaqësues nga Instituti Junus Emre. Hapja e programit filloi me përshëndetje për të pranishmit.

Kryetarja e shoqatës së gruas “Orkide” zonja Sevgi Kervan tha se deri me sot në Prizren dhe Kosovë nuk ka pasur art të qendisjes me fjongo të punuar me dorë. Me projektin tonë, gratë tona arritën të ekspozonin dy vepra arti në një studim të vetëm. Me ndihmën  e këtij projketi, tha Kervan, ne synojmë të eliminojmë mungesen e artit pamor dhe te pikturimit tek gratë në Prizren dhe me ndihmën e kursit te artizanatit, synojmë që me një kosto të ulët të nxjerrim në pah aftësitë e grave, duke kontribuar që kjo të ofroj për dike mundësi punësimi. Ne në projektin tonë paraqesim rreth 40 vepra të ndryshme me te cilat synojmë te nxjerrim ne pah talentete grave.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës z.Muferra Sinik në fjalimin para të pranishmëve tha se “Që nga themelimi i shoqatës së grave “Orkide”e deri me sot, në qdo moshë e mbeshteti gratë tona. Çdo kush e kuptoj qe ne shoqaten e grave mund te beje diqka unike  dhe specifike per veten e tij. Pergezoj kryetaren e shoqatës dhe anëtaret e saj. Në keto punime shihet lumturia, trishtimi durimi dhe çdo gjë që i përshtatet një zonje. Njëherit deputetja Sinik  përgezoj të gjithë punën dhe zonjat.

Në fund të ekspozites u dha një koktej rasti.