Ekspozita "Zemra e Fjalës" Përfundoj Rrugëtimin e Tij në Ballkan

Yazıcı-dostu sürüm

Ahmet Sula shef i policisë i cili ka punuar në pothuajse të gjitha fushat e luftës kundër terrorizmit me qëllim të ngritjes së vetëdijes posaçërisht tek të rinjtë ka përgatitur një morri aktivitetesh ku përfshihen ekspozitë, bukurshkrim, ekspozita të poezisë, konference dhe panele. Ekspozita e pikturës dhe e bukurshkrimit pas ekspozimit të saj në Sarajevë, Beograd e Novi Pazar, u prezantua edhe përpara publikut prizrenas, e cila u koordinua nga Instituti Junus Emre në Prizren. Në ekspozitën e hapur më 16 tetor 2018 në sheshin historik të Shadërvanit morën pjesë zëvendës konsulli i konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren Cenk Sen, përfaqësues nga KFOR-i turk në Kosovë, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit Erad Oreshka, drejtori i Drejtorisë së Financave pranë Komunës së Prizrenit Ertan Simitçi, drejtoresha e drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Sevil Liman Kazaz, drejtori i shkollës Maarif në Prizren Ali Sedat Arslan si dhe shume artdashës gazetarë dhe përfaqësues të komunitetit turk. Në ekspozitë u prezantuar rreth 40 punime ku autori për pjesëmarrësit foli rreth Filozofisë së Artit Turko-Islamik me të cilin tha se mund të krijohet komunikim i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm për unitetin dhe solidaritetin e njerëzimit me qeniet tjera.