Emocionet e certifikimit të Klubit të Fotografisë

Yazıcı-dostu sürüm

Certifikohen pjesëmarrësit e Klubit të Fotografisë. Ky klub është organizuar përgjatë vitit 2018 nga Instituti Junus Emre Prishtën, Prizren, Pejë në bashkëpunim me Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë.

Në ceremoninë e certifikimit e cila u organizua në Institutin Junus Emre në Prizren morën pjesë, Koloneli i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë z.Numan Baş, zëvëndës konsuli i Konsullatës së Turqisë në Prizren Cenk Şen, Drejtori i Institutit Junus Emre në Prishtinë Dr.Mehmet Ülker, përfaqësues tjerë të Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë, moderatorët e klubit të fotografisë dhe pjesëmarrësit.

Në fjalimin përshëndetës të tij Drejtori i Institutit Junus Emre në Prishtinë Dr.Mehmet Ülker tha se Klubi i Fotografisë ka qenë njëri ndër aktivitetet më të suksesshme të viti 2018 ai po ashtu u shpreh se “Ky aktivitet ka përmbajtur në vete 16 sesione. Gjatë këtij aktivitetit janë nda përvojat e ndryshme mes fotografëve profesional dhe amator të cilët kanë ardhur nga Turqia, ata u takuan me pjesëmarrësit e kursit e të tri qendrave ku së bashku realizuan katër ekskursione të fotografisë”.

Po ashtu ky aktivitet ka treguar edhe kulturën e përbashkët të Kosovës ku kursi në Prizren është mbajtur në gjuhen shqipe, turke dhe boshnjake ndërsa në Prishtinë dhe Pejë vetëm në gjuhën shqipe. Pavarësisht se sesionet e klubit kanë përfunduar para 7 muajve anëtaret e këtij klubi ende vazhdojnë të takohen me njëri-tjetrin. Ai përfundoj fjalimin e tij ku tha se më e rëndësishmja e këtij aktiviteti është shembulli i vëllazërisë në mes vete.

Drejtori i institutit po ashtu theksoj se në mesin e pjesëmarrësve të kursit shumë nga ata fotografimin përveç hobit e kanë filluar të punojnë edhe në mënyrë profesionale, vetëm nga klubi i qendrës në Prizren kemi 10 kursistë të cilët këtë punë e ushtrojnë si profesion.

Koloneli i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë z.Numan Baş u shpreh se investimi në art dhe komunitet është faktori më i madh për zhvillim.

Po ashtu ai u shpreh se “Qëllimi i të gjitha institucioneve turke është të bashkojë të rinjtë, të shikojë drejtë të njëjtit qëllim dhe të lëvizë drejt të njëjtëve qëllime. Ndërsa qëllimi kryesor i institucioneve turke këtu është të sigurojë që populli i Kosovës të jetojë së bashku pa marrë parasysh origjinën e tyre etnike dhe të kontribuoj në ngritjen e përpjekjeve të tyre. Po që kemi arritur të kontribuojmë në diçka si kjo do të ndjehemi të lumtur”.

Pas fjalimeve përshëndetëse kursistët morën certifikatat e tyre ku më pastaj fotografit më të mira të garës ia dhuruan pjesëmarrësve të eventit.

Klubi i Fotografisë i bazuar në mësimin e teknikave amatore dhe profesionale në bazë të sesioneve javore u mbajt përgjatë vitit 2018 në muajt maj-dhjetor, në të cilin u përfshinë katër ekskursione të fotografisë, gara për fotografinë më të mire, ekspozita e fotografisë si dhe përgatitja e kalendarit vjetor me fotografitë e zgjedhura nga ekspozita. Në klubet e Fotografisë Prishtinë, Prizren dhe Pejë morën pjesë gjithsej 150 kursistë.