Festa e Turqishtes Madhështore në Arenën Ülker

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre organizoi nën kujdesin  e Presidencës Turke për të dytën herë programin ‘Festa e  Turqishtes’, në  “Istanbul Ülker Sports Arena”.

Instituti Junus Emre kurorëzoi me Festën e Turqishtes ‘Shkollën verore të Turqishtes ’ ku kishte 540 nxënës nga 46 shtete të huaja të cilët i mirëpriti në 16 qytete të ndryshme të Turqısë.

Në  “Istanbul Ülker Sports Arena” ambasadorëve të kulturës  iu dha  mesazhi i madh nëpërmjet  shfaqjes me   temë  ‘Njeriu dhe Turqishtja’.

Nxënësit nëpërmjet atyre që aktruan i dhanë botës mesazhe të paqes, miqësisë dhe të dashurisë në gjuhën Turke.

Festa e parë e Turqishtes u organizua vitin e kaluar më 22 gusht në praninë dhe nderimin  e presidentit Erdogan dhe të shumë ministrave, ku morën pjesë 500 nxënës nga 60 shtete të botës.

Në pjesën e parë të shfaqjes ‘Njeriu dhe Turqishtja’ u fol për pjesën kohore të jetës së njeriut nga lindja deri tek mosha e ushtrisë. Lindja, fëmijëria, vitet e shkollës fillore, vitet e rinisë dhe dita e dasmës të shoqëruara nga valle popullore me motive Ballkanike dhe të Kaukazit i dhanë shumë gjallëri aktivitetit.

Ndërsa shfaqja që lidhej me ditën e dasmës përloti shumë njerëz pasi ajo tregonte për një sulm terrorist në një dasëm në Gaziantep. Të pranishmit dënuan rëndë ngjarjen e ndodhur në Gaziantep dhe dhanë mesazhe për dëshmorët dhe uruan që ngjarje të tilla të mos ndodhin më kurrë, e asnjëherë të mos na mbesin në gjysëm gëzimet familjare.

NËN OFICERI I MARINËS ÖMER HALISDEMIR I PËRLOTI TË PRANISHMIT

Pjesa e parë e Festës së Turqishtes u finalizua me pjesën e ushtrisë. Shfaqja filloi me letrën e shkruar të birit ushtar nga një baba dhe përfundoi me thirrjen që Presidenti Erdogan, që bëri natën e tentativës për grusht shteti, dhe nën sfondin e poezive u shfaqen pamjet kur populli doli nëpër sheshe për të mbrojtur atdheun.

Bashkë me daljen në skenë edhe të disa ushtarëve dhe leximin e emrave të dëshmorëve te 15 korrikut të gjithë të pranishmit, përfshirë këtu edhe protokollin, duartrokitën në këmbë dhe të përlotur. Pas shfaqjes me temë “moshën e ushtrisë” të pranishmit bënë tekbire, mbajtën heshtje në shenjë respekti për dëshmorët e 15 korrikut dhe më pas kënduan me krenari himnin.

NABI AVCI: PËRGJIGJJA MË  E MIRË QË MUND T’I JEPET TERRORIT

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Prof. Dr. Nabi Avcı në fjalën e tij duke theksuar se kjo është përgjigjja më e mirë që mund ti jepet terrorizmit shtoi: ‘Në këtë moment kur bota ka nevojë për dashuri, paqe dhe vëllazëri me aktivitetin “Njeriu dhe Turqishtja” bëjmë një detyrë hyjnore në përcjelljen e mesazheve të paqes kudo’. Kjo thirrje është edhe thirrja e Junus Emres që ka bërë nja shekull më parë: ‘ Ejani të njihemi, e t’i lehtësojmë punët sepse kjo botë në fund të fundit nuk do i mbetet askujt’

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Avxhë, nënvizoi se turqishtja është gjuhë e civilizimeve të mëdha dhe se në aspektin e të folurit futet në një ndër gjuhët më të folura në botë. Ajo si një lum i fuqishëm ka pasuruar veten nga të gjithë kulturat që ka kaluar dhe u ka bërë atyre fjalëve një përzierje e në fund ka vendosur vulën e saj si gjuhë bashkëkohore.

Avxhë duke tërhequr vëmendjen se turqishtja është një gjuhë e vjetër dhe e fortë, është e gatshme të transportojë historinë, kulturën dhe artin e Turqisë.

Ai shtoi se turqishtja është gjuha e  zemrave që sipas Ahmet Jesevisë, Junus Emresë, Sari Salltikut, gjëja më e rëndësishme në këtë jetë, është të mbushim botën me paqe e dashuri:

‘Gjuha jonë është gjuha që nuk u ka mësuar njerëzve urrejtje hakmarrje, por ka mbjellë dashuri, dhembshuri e marrëveshje. Turqishtja është gjuha që ndër shekuj ka shpërndarë mbi Tokë të vërtetën dhe fenë e Zotit. Ndërsa ju nxënës të dashur që na vini nga vise të ndryshme nuk jeni tashmë misafirë në Turqi por jeni fëmijët tanë. Ju falënderoj shumë për guximin tuaj që treguat duke u bashkuar me popullin tonë edhe nëpër sheshe në mbrojtje të demokracisë në vendin tonë.’ theksoi Avci (Avxhë).

SHEREF ATESH: NJË MESAZH I RENDESISHËM

Kryetari i institutit Junus Emre Prof. Dr. Sheref Atesh në fjalën e tij tha se Instituti Junus Emre, themeluar në 2009 ka 45 Qendra Kulturore Turke dhe 80 pika referimi të sajat  jashtë Turqie, nëpërmjet të cilave ne prezantojmë kulturën turke, forcojmë miqësitë me shtetet përkatëse dhe bëjmë organizime të ndryshme të shkëmbimeve ndërkulturore.

Pa dyshim që pika më e rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit dhe rritjes së numrit të atyre që na duan është që t’ju ofrojmë mundësinë që të huajt të mësojnë gjuhën turke. Ne si Institut Junus Emre mundohemi të shpjegojmë kulturën tonë të vjetër. Me mbështetjen edhe të vetë Presidentit ne po mundohemi të çojmë gjuhën Turke nga një skaj i botës në tjetrin jo nëpërmjet metodave të zeza e të fshehta por në mënyrë të hapur e bashkëkohore. Një ndër aktivitetet tona më të rëndësishme në këtë kuadër është edhe shkolla verore që ne organizuam. Këtë vit me pjesëmarrjen e 540 nxënësve nga 46 shtete të ndryshme të botës, ata dhanë një mesazh të qartë edhe tradhtarëve që tentuan të bëjnë grusht shteti.

Prof. Dr. Sheref Atesh në vijim tha:

Është një sukses i madh i shtetit tonë, që ambasadorë të kulturës  nga të gjitha skajet e botës duke filluar nga Pekini në Londër, e nga Moska ne Kajro të mblidhen në kryeqytetin e perandorive,  në Stamboll të cilin profesori i nderuar Nexhip Fazëll e quan  ‘Shpirti im Stambolli’.

Instituti Junus Emre organizon evente në shtete të ndryshme me qëllim për ti zbardhur faqen popullit tonë. Ne jo thjesht u mësojmë turqisht. Ne përpiqemi të prezantojmë vlera si muzika, kinemaja, arti apo edhe mentalitetin tonë njerëzve me kultura e fe të ndryshme nga ne. Ne nuk punojmë sipas kokës sonë, në të kundërt, ne punojmë duke marrë shembuj dhe eksperience nga çdo cep i shtetit tonë.  Ne forcën tonë reale e marrim nga populli e bashkë me këtë forcë koordinojmë më institucionet e tjera shtetërore duke u motivuar e mbushur me energji.

Duke marrë shkas nga fjalët e z. President’ nëse ne nuk i bëjmë këto punë dikush do ti bëjë’ ne si institut punojmë ditë e natë për të bërë ‘këto punë’ domethënë për të shpjeguarit turqisht dhe  prezantuar  gjuhën dhe kulturën Turke.

Falënderoj pa fund  presidentin, z. Rexhep Tajip Erdogan, z. Kryeministër Binali Yëlldërëm, Kryetarin e Grupit Parlamentar dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Mevlut Çavushogllu, ministrin e Kulturës dhe Turizmit z. Nabi Avcı dhe më shumë falënderoj popullin tonë për mbështetjen që na kanë dhënë për të bërë ‘ këto punë ’ jashtë Turqisë.

Shteti ynë në 15 vitet e fundit mund të themi se ka kapërcyer një epokë në aspektin ekonomik dhe politik. Urat, rrugët e zgjeruara, trenat e shpejtë dhe aeroportet i kanë ndryshuar fytyrën Turqisë. Të gjitha këto të reja tregojnë për zhvillimin e madh të Turqisë. Arkitektët e Turqisë së Re z. President dhe z. Kryeministër, bënë dje inaugurimin e urës së re Sulltan Javuz Selim që afron fizikisht edhe më shumë Evropën me Azinë.

Edhe ne si Institut po lidhim  Anadollin, parajsën tonë nëpërmjet urave të kulturës me Evropën, Azinë, Amerikën, Afrikën e Australinë. Po afrojmë Turqinë. Këta që ne po bëjmë ndoshta nuk duken menjëherë si rrugët apo urat, por më besoni se me kohën farat që ne hodhëm, fidanët që ne mbollëm me kalimin e viteve do ngulitemi si një rrap madhështor pranë kulturave të mëdha botërore. Për këtë arsye organizojmë çdo vit evente të rëndësishme. Ja pra, 540 Ambasadorët e Kulturës  do japin frutat e tyre gjatë viteve të ardhshme dhe do jenë pranë nesh si miq të Turqisë.

Falënderoj të gjithë mbështetësit e Festës Njeriu dhe Turqishtja, duke filluar nga z. President,  z. Ministra dhe  të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë organizim.

FOTOGRAFIME ME 540 AMBASADORËT E KULTURËS

Pjesa e dytë e Festës së Turqishtes me temën ‘Njeriu dhe Turqishtja’ filloi me momentet e punës në jetë. Valltarët shfaqën një seri veshjesh të profesioneve të ndryshme. Më vonë profesori u mësoi nxënësve që të mos bënin padrejtësi në biznes dhe që peshoren ta përdornin pa hile në jetë. Në shfaqje tregtarët e moshuar panë veten e tyre para pasqyrave dhe kujtuan se çfarë kanë bërë në rini. Skena u mbyll me vdekjen e biznesmenëve që u kujtoi të gjithëve se një ditë do të vdisnin. Pastaj doli në skenë ministri i Kulturës dhe Turizmit z. Nabi Avxhë dhe Kryetari i Institutit Junus Emre z. Sheref Atesh me flamuj në duar, e pas tyre u bënë fotografi me të gjithë të pranishmit në sallë.