Po vazhdon të mbahet Festivali Ndërkombëtar Zgjimi me Art

25/06/2019

Festivali tradicional Ndërkombëtar Zgjimi me Art i cili po punon në rruajtjen e kulturës dhe vlerave të Kosovës po  organizon edicionin e 17-të të saj me një morri aktivitetesh te ndryshme. Në kuadër të festivalit i cili do të mbahet në data 22-26 qershor, hapjen e tij e ka bërë në Institutin Junus Emre në Prizren me ekspozitën e përbashkët të piktorëve ndërkombëtarë të quajtur “Për Paqen” . Festivali ka vazhduar me koncertin e Yjeve të Operas TURKSOJ si dhe me shfaqjen e dokumentarit e Ilhami Emin të shkruar dhe punuar nga regjisori Ismet Arslan, i cili po ashtu ishte i pranishëm në program.

Dokumentari i shkrimtarit dhe poetit turk të Maqedonisë Ilhami Emin, të njohur ndryshe edhe si “Fryti i Ballkanit” dhe “Poeti i Trëndafilt” u shfaq në Institutin Junus Emre në Prizren ku morën pjesë drejtori i Insitutit Junus Emre në Prishtinë  Dr.Mehmet Ülker, përfaqësuae nga Konsulata Gjenerale e Turqisë në Prizren, përfaqësues nga Komuna e Prizrenit si dhe shumë artëdashës vendas dhe te huaj.

Pas përfundimit të dokumnetarit regjisori Arslan në fjalimin e thijë theksoj se ndjehet i lumtur që ndodhet ne Kosovë dhe tha se ka një interesim të veçantë për shkrimet dhe historinë rreth Ballkanit. Ndërsa filozofia e tij e cila e mbajti në këmbë kinematografin është se “Njerëzit janë të lidhur brenda një fati” dhe se “Ne njerëzit nuk i njohim të huajt. Ne njohim njerëz të të gjitha nacionaliteteve si vëllezër”. A[ po ashtu theksoj se filmat e këtij lloji për herë të parë konsiderohen të rëndësishme për botën kulturore turke, ai shtoi se ka bërë 3 filma të ndryshëm rreth Ballkanit dhe se punimet e tij mbi këtë temë do të vazhdojnë. Ndërsa drejtori i Insitutit Junus Emre në Prishtinë  Dr.Mehmet Ülker tha “Ai e përgëzoi dhe e falënderoi për punën e tij për mbijetesën e kulturës turke në Ballkan”.