Takim Letrar në Prizren

Yazıcı-dostu sürüm

Me rastin e “21marsit ditës botërore te poezisë” ne Institutin Junus Emre në Prizren u mbajt takim letrar organizuar nga  shoqata e Arteve Kulturore “Köprü”- Shkup, shoqata e shkrimtarëve turk të Kosovës, shoqata kulturore turke “Doğru Yol”, dega e letërsisë “Nazım Hikmet”, Instituti Junus Emre, universiteti ndërkombëtar i Ballkanit dhe nga revistat “Türkçem” dhe “Köprü”.

Takimi filloj me fjalën përshëndetëse nga kryetari i shoqatës së shkrimtareve turk te Kosovës z.Zeynel Beksaç dhe kryeredaktorja e revistës “Köprü” z. Leyla Şerif.

Me rastin e “21 marsit ditës botërore te poezisë”  me gjuhën e letërsisë i u drejtua njerizimit. Kryetari i shoqatës së shkrimtareve turk te Kosovës z.Zeynel Beksaç me rastin e “21 marsit ditës botërore te poezisë” lexoi deklaratën e shënimit te ditës se poezisë. Me pas kryetar nderi i shoqatës së shkrimtareve  turk te Kosovës  z. Iskender Muzbeg dhe kryeredaktorja e revistës “Köprü” z.Leyla Şerif Emin ndan pikëpamjet e tyre mbi kreativitetin e poezisë. Kryetari i shoqate turke te organizatave civile ne Maqedoni MATÜSITEB z.Hüsrev Emin përshëndeti të pranishmit dhe ndau krijimtarinë e tij me dashamirësit e letërsisë.

Ne vazhdim te programit poetët te cilët ishin te pranishëm lexuan poezi nga krijimtaritë e tyre. Poeti, shkrimtari, juristi dhe piktori Fikrim Şişko u përkujtua edhe njëherë me prezantimin e poezisë nga artisti Yunus Şimşek. Gjithashtu nga studentet e universitetit ndërkombëtar te Ballkanit me poezitë e tyre u përkujtua edhe poeti neoklasik Abdülfetah Rauf. Njëherit kryeredaktorja e revistës “Köprü” z.Leyla Şerif Emin shpalosi artikullin e përgatitur mbi jetën dhe poezinë e z. Abdülfetah Rauf.

Nën përcjelljen e melodive mahnitëse të nejzenit nga Konja z.Selçuk Ruşen, dueti Nevzt Şundo dhe Reyhan Kantarcı mahniten te pranishmit. Poashtu z.Asena Kantarcı performoj në skenë.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin shumë miq, zyrtar nga këshilli turk në Kosovë, drejtori i Institutit Junus Emre në Kosovë z.Mehmet Ülker, drejtori I Institutit Junus Emre në Shkup z.Serhat Kula dhe shumë dashamirë të letërsisë.