U përkujtua Fikri Şişko në Prizren

Yazıcı-dostu sürüm

U mbajt ceremoni përkujtimore kushtuar poetit-shkrimtarit-juristit Fikri Şişko në mbështetje te revistave Imza, Türkçem dhe institutit Junus Emre. Në këtë ceremoni përveç familjes dhe te afërmeve të të ndjerit te pranishëm ishin edhe ambasadori i Republikës se Turqisë z.Çağırı Sakar, zëvendëskryetarja e kuvendit  të Kosovës Müferra Şinik, koordinatori i shkollave ndërkombëtare Maarif në Kosovë z. Mesut Özbaysar, drejtori i institutit Junus Emre dhe shumë mysafir te tjerë. Pas biografisë së të ndjerit Fikri Şişko dhe recitimit të poezisë, u shfaqën filmat e përgatitur nga Rengin Rifat. Nënkryetarja  e kuvendit te Kosovës z.Müfera Şinik shprehu kënaqësinë që ishte pjesëmarrëse e një nate plot pikëllim, nder dhe krenari. Ajo potencoi se komuniteti turk në Kosovë ka humbur një juristë, poet e shkrimtar të pazëvendësueshëm dhe se kontributi i tij që shqiptarë dhe boshnjakët ta duan turqishten ka qenë i madh

Drejtori i institutit Junus Emre z.Mehmet Ülker, tha se i ndjeri Fikri Şişko  dha shumë vepra dhe punime për ta mbajtur të gjallë kulturën turke dhe për të qëndruar të fortë në tokat e Ballkanit. Pasi shprehu ngushëllimet e tij për familjaret e të ndjerit, shtoi se ishte mirënjohës për faktin se ceremonia u organizua nga revistat turke “Imza” dhe “Türkçem” ku tregohet forca e bashkëpunimit në mes të komunitetit turk.

Ndërsa drejtori i shoqatës së shkrimtarëve turq të Kosovës z. Agim Rifat Yeşeren, fjalimin e tij e filloi me poezinë “Emri im është mik” të cilën e kishte shkruar qysh para 30-të viteve. Ai tha se: Fikri Şişko ka qenë një mik i denjë për shoqëri dhe dashuri, qoftë në profesionin e tij, qoftë në jetën akademike, letrare e artistike, jam krenar që ka pasur një mik të tillë.

Ndërsa pronari i revistës “Türkçem” zotëri Zeynel Beksaç lexoj poezinë “Poeti im”.

Bashkim Çabrat kryetari i shoqatës kulturo artistike “Doğru Yol“ tha se Fikri Şişko njihemi qysh nga fëmijëria dhe se atë e kujtoj si një njëri të ideve.

Ndërsa Engül Galo Şişko nusja e familjes së  Fikri Şişko nga ato që tregoi për të ndjerin përjetoj emocione prekës në sallë. Ndërsa ceremonia përfundoj me një fotografi rasti të përbashkët.