U realizua intervistë me Engin Noyan në Prizren

Yazıcı-dostu sürüm

Në Prizren u realizua intervistë me aktorin, shkrimtarin, moderatorin dhe producentin Engin Noyan, i cili  në Institutin Junus Emre në Prizren u takua me  bashkëqytetaret e tij, shoqatën e shkrimtarëve turk  të Kosovës, shoqatën e kulturës, arteve  dhe edukimit “Köprü”, shoqata kulturore artistike “Doğru Yol” dhe revista “Türkçem”.

Fjalimi filloj me përshëndetje nga kryetari i shoqatës së shkrimtareve turq të Kosovës dhe drejtori i revistës “Türkçem” z.Zeynel Beksaç, drejtori i Institutit Junus Emre në Prizren Dr. Mehmet Ülker, kryetari i shoqatës turke të organizatave civile në Maqedoni MATÜSITEB z. Hüsrev Emin.

Noyan shprehet se gjeografia përcakton fatin e njeriut dhe se njeriu nuk ka mundësi të zgjedhë gjeografinë në të cilën qenia njerëzore lind. Me fatin dhe gjeografinë në fjalë, Perandoria Osmane pushtoi Ballkanin me qëllim të “marrjes së lirisë dhe drejtësisë” çliruar shoqëritë e shtypura dhe të përndjekura nga kjo situatë. Sikurse në të kaluarën edhe tani do të pushtojmë zemrat me gjuhën tonë të bukur, edhe nëse administrimi osman nuk ndodhet tani më ai theksoj  se në këtë gjeografi të madhe mund të vazhdojmë ta pushtojmë fatin njerëzor vetëm me bukuri dhe të ofrojmë kontributin suprem të një civilizimi antik, nëpërmes gjuhës së poezive dhe shkrimeve.

Në përfundim të programit i cili u ndoq me një interesim mjaft të madh, atij iu dhuruan librat nga autorët Zeynel Beksaç dhe Dr. Taner Güçlütürk. Ndërsa drejtori i  Institutit Junus Emre mysafirit ia dhuroj kapelën tradicionale Kosovare plisin të punuar nga shajaku.

Aktivitetin ku morën pjesë edhe mysafir nga Turqia , Këshilltari për Ballkan nga Kryesia Presidenciale e Republikës së Turqisë dhe  Eksperti për Ballkan Nedim Emin, morri fund me një fotografi të përbashkët familjare.