Kori i Grave "Ata" përfunduan turneun Ballkanik

Yazıcı-dostu sürüm

Kori i grave i Shoqatës së Grave Turke të Kosovës “Zübeyde Hanım”, [ cili veprimtarin e zhvillon në Institutin Junus Emre në Prizren me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare morri pjesë me një koncert në qytetin e Kërxhali në Bullgari.

Korri po ashtu në datat 21,22 dhe 23 morri pjesë në koncertet e organizuara në Bursa dhe Kërklaleri të Turqisë. Në koncerte përveç këngëve turke, Muhammed Serif anëtar nderi i Shoqatës Kulturore Turke “Doğru Yol”, artisti i njohur Yunus Şimşek dhe anëtar tjerë të Shoqatës së Shkrimtarëve Turk të Kosovës lexuan pjesë të zgjedhura nga letërsia turke e Kosovës.

Në fjalimin e mbajtur përpara hapjes së koncertit kryetarja e shoqatës zonja Birsen Gota tha se: “Të gjithë anëtarët e shoqatës “Zübeyde Hanım” duke filluar kështu nga shefi i korit të grave z. Nevzar Sundo, instrumentisti i sazit Fikret Refeja, Ali Babayunus dhe Efe Sırbiça kontribuan shumë në ruajtjen dhe kultivimin e muzikës turke në Ballkan”.

Pjesëmarrja e fundit e korit të grave në koncertin e Bursas u organizua me mbështetjen e Federatës së Shoqatave të Rumelisë.