Në Ballkan u realizua programi përkujtimorë për nderë të 18 marsit fitores së Çanakalasë dhe ditës së përkujtimit të dëshmorëve

Yazıcı-dostu sürüm

Qëndro me besim dhe iman në ballafaqim me shtatë kundërshtaret! Me respekt dhe mëshirë përkujtojmë te gjithë dëshmoret dhe martiret e fitores së Çanakalasë si dhe përvjetorin e pranimit te himnit kombëtar nga poeti ynë Mehmet Akif Ersoj.

Me rastin e përvjetorit të 104 të “Fitores së Çanakalasë” dhe ditës përkujtimore të “Dëshmorëve të 18 marsit”, u takuam mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren. Kjo ngjarje e rëndësishme u realizua nën kujdesin e ambasadës turke në Prishtinë, nga  kryesia e këshillit turk, institutit Junus Emre, konsullata turke në Prizren dhe kryesia e zonës historike të luftës së Çanakalasë - Gelibollu. Gjithashtu programi u realizua edhe në bashkëpunim  me shoqatën e mësimdhënësve turk në Kosovë – KTÖD, shkollën fillore” Motrat Qirijazi” si dhe me tre kore te grave të cilat kanë marrëveshje  bashkëpunimi në fushën e kulturës me institutin Junus Emre.

Të pranishëm ishin: ministri i administratës publike të Republikës së Kosovës Mahir Yağıcılar, ministri i zhvillimit rajonal i Republikës së Kosovës Rasim Demiri, ambasadori i Republikës së Turqisë Çağrı Sakar, kryetar i këshillit turk Numan Baş, zëvendëskryetarja e kuvendit  të Kosovës Müferra Şinik, anëtar i parlamentit Fikrim Damka dhe forca e sigurisë së Kosovës gjeneral brigade Enver Cikaqi.

Përveç zyrtarëve të lartë nga Turqia dhe Kosova të pranishëm ishin edhe mysafir te shumtë dhe personalitete te shquara të organizatave joqeveritare, si Atashehi i forcave ushtarake në Prishtinë kolonel  İsmail Cenkeri Ersöz, konsullata e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren Muavini İsmail Cenk Şen, kryetari i komunës së Mamushës Abdulhadi Krasnic, koordinatori i TIKA-s  në Kosovë H.Burak Ceran, koordinatori i shkollave ndërkombëtare Maarif në Kosovë dhe drejtori i shkollës Maarif në Prizren Ali Sedat Aslan.

Kryetar i këshillit turk në Kosovë Numan Baş,në fjalën e tij tha: "Ataturku me fitoren e tij në luftën e Çanakalasë ka kuptuar se historia pesë mijë vjeçare e kombit turk nuk mund të zhduket, gjë të cilën edhe ja ka dëshmuar botës me luftën e pavarësisë.

Në fjalën e tij Ambasadori i Republikës së Turqisë z.Çağır Sakar theksoi: bota nuk kishte parë ndonjëherë tregime me heroike deri atëherë kur Mustafa Kemal Ataturku si një udhëheqës i shfaqur në skenën e luftës së Çanakalasë i tregoj  popullit se edhe në kushtet më të vështira nuk duhet ta humbin shpresën, pavarësisht  vështirësive dhe humbjeve ata me nder dhe këmbëngulje duhet te vazhdojnë ta mbrojnë atdheun e tyre.

Përfaqësuesi i Kryesisë  se Zonës Historike të Luftës së Çanakalasë – Gelibollu z. Aslıhan Kervan beri një prezantim të titullar “Heronjtë e 18 marsit dhe dëshmorët e Kosovës”.

Nxënësja e klasës se dytë Nisa Shkurti nga shkolla fillore “Motrat Qiriazi” mori një duartrokitje te fuqishme gjate interpretimit emocional te himnit .

Performaca e nxënësve nga shkolla fillore “Motrat Qiriazi” nën udhëheqjen e Esin Santir me interpretimin "Ne Mutlu Türk’üm Diyene Oratoryosu" tërhoqi  vëmendje të madhe nga ana e publikut. Programi vijoj me  ndarjen e çmimeve për nxënësit fitues të konkursit në poezi “Çanakalaja në Ballkanë”. Gjithashtu kori i grave turke “Zübeyda Hanım”, kori i grave shqiptare “Nexhmije Pagarusha” dhe kori femëror  i muzikës turke nën përcjelljen e Nevzat Sundo interpretuan në tri gjuhë këngën e Çanakalasë. Pas hapje së ekspozitës të përgatitur nga nxënësit e Kosovës për Çanakalanë programi përfundoi me shërbimin e hoshafit nga rrushi.