U Hap Ekspozita KOMEK

31/05/2019

Ka përfunduar kursi tremujor i mbajtur në fushën veshje, punim i shajakut, djegien e drurit, pikturë druri, dizajn të stolive, qëndisje fjongosh dhe suvenire të ndryshme te organizuara në kuadër të kurseve profesionale nga  komuna e  Konjës. Ekspozita e punës së suksesshme të të trajnuarve u hap në Institutin Junus Emre në Prizren. Në hapje të ekspozitës të pranishëm ishin kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren Eylem Altunya, Koordinatori i TIKA-së në Kosovë Hasan Burak Ceren, drejtori I Institutit Junus Emre në Prishtinë Mehmet Ülker, drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren Sevil Liman Kazaz dhe shumë të ftuar të tjerë. Në fjalën e saj të hapjes duke përshëndetur të pranishmit drejtoresha e Turizmit dhe zhvillimit Ekonomik në Prizren Sevil Liman Kazaz tha se “ Nxënësit  pas përfundimit të trajnimeve  mësuan si të marrin porosi dhe si të gjenerojnë të ardhura. Qëllimi ynë për realizimin e këtij projekti është që gratë tona të qëndrojnë në këmbët e tyre në jetën ekonomike  dhe të kontribuojnë në ekonominë familjare. Kryetari i komunës së Prizrenit Huskuka tha se zhvillimi i shoqërisë është i mundur me vet iniciativën e individëve për zhvillimin, po ashtu Prireni posedon një popullsi rinore dhe që e duan punën.  . Dëshirojmë të përsërisim projektin në periudhat e ardhshme.” Kurse drejtori i Institutit Junus Emre Dr.Mehmet Ülker tha se kishte nderin si Institut të marrë pjesë në aktivitete të tilla si dhe theksoi nevojën për shkëmbimin e eksperiencës Turqi-Kosovë. Si rezultat  kursit të mbështetur nga Komuna e Prizrenit dhe TIKA pjesëmarrësve të suksesshëm iu dha certifikata.