U mbajt ceremonia e festimit të 23 prillit ditës së turqve të Kosovës

Yazıcı-dostu sürüm

Me një sërë aktivitetesh te organizuara nga Republika e Kosovës, Ambasada Turke në Prishtinë, Instituti Junus Emre, YTB dhe TIKA, përfundoi  manifestimi 23 prillit Dita e Turqve të Kosovës.

Fjalën e hapjes të kësaj ceremonie e mbajti  Ministri i Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe kryetari i bordit të kuvendit Mahir Yağcılar, ku të pranishëm ishin mysfir të shumtë si zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, zëvendësministri i jashtëm i Turqisë Faruk Kaymakçı, Ambasadori i Republikës Turke në Prishtinë z.Çağrı Sakar, ministra dhe zëvendësministra nga Kosova dhe Maqedonia Veriore, deputetë, Konsullata e Përgjithshme Turke në Prizren, Konsulent të kulturës  turke në Shkup, pëfaqësues te institucioneve ndërkombëtare turke, kryetar të komunave, përfaqësues të OJQ-ve dhe mediave.

Pas fjalimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe zëvendësministrit të jashtëm të Turqisë Faruk Kaymakçı, ceremonia përfundoi me shfaqjen e koncertit nga shoqëria kuturore artistike Doğru Yol  dhe Kori i Grave.