Në Prizren u Shënua 24 Nëntor Dita e Mësuesit dhe Programi i Seminareve Trajnuese

Yazıcı-dostu sürüm

Nën përkujdesjen e Ambasadës Turke në Prishtinë, të koordinuar me Institutin Junus Emre, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Shoqatën e Mësuesve Turk në Kosovë (KTÖD), në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren u organizua programi me temën “Festa e 24 nëntorit, ditës së mësuesve dhe seminar edukimi”.

Programi u organizua me pjesëmarrjen e rreth 200 mësuesve nga e gjithë Kosova, Fikrim
Damka Zëvendës i Partisë Demokratike të Kosovës, Rifat Sait deputeti periudhës së 24-tënë Izmir, zyrtar nga komuna e Prizrenit, anëtarë të delegacionit turk të Kosovës dhe
përfaqësues të organizatave të shumta joqeveritare.

Në fjalimin e tij të hapjes kryetari i Shoqatës së Mësimdhënësve Turk të Kosovës Akif Gaştha se qëllimi i kësaj shoqate është mbrojtja e cilësisë se arsimit turk në Kosovë gjë kjo e cilaarrihet duke punuar së bashku. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Müferra Sinik, tha sekontributi i mësuesit është një profesion i shenjtë mirëpo pa mbështetjen e Republikës Turkezhvillimi i arsimit turk do të ishte i paplotë. Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren z. Eylem Altunya në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh: “24 nëntori i vitit 1928 shënohet me marrjen e titullit kryemësues për liderin e madh Ataturk, pas pranimit të alfabetit të ri i cili u pranua më 1 nëntor 1928, ku u theksua se Republika e Turqisë filloj rrugën e saj drejtë modernizimit.

Drejtor i Institutit Yunus Emre në Prishtinë Dr. Mehmet Ülker në fjalimin e tij, tha “Pasi që jampërfaqësues i një misioni të lartë, juve si mësimdhënës edhe në emrin tim personal edhe nëemrin e Kryetarit të Institutit Junus Emre Prof. Dr. Şeref Ateş ju urojmë këtë ditë të veçantë.

Besoj dhe e di se nëpërmes punës suaj gjuha turke, kultura, shkenca dhe dija e aritur në këto toka ka qenë shkaku i reflektimit dhe drejtimit drejt një qytetërimi. Po ashtu dua të uroj dhe të falënderoj 600 e më shumë kolegë e mësimdhënës të gjuhës turke të cilët janë pjesë e Institutit Junus Emre në mbarë botën.

Programi vazhdoi me prezantimin e seminarit nga Bedrettin Koro “Origjina e mësuesve turknë Kosovë Sot dhe Nesër”. Ai theksoi se arsimi turk në Kosovë ka arritur në 560 vjet dukevënë në dukje edhe me ndërtimin e xhamive dhe medreseve në këto toka.

Lektori i Universitetit Medeniyet të Stanbollit Doç.Dr.Ibrahim Hakan Karakaş prezantoi
seminarin e titulluar “ Të jesh mësues kulturor në botën globale”. Doç.Dr. Karakaş në fjalimine tij foli për të ardhmen dhe rendësin e arsimit në botën globale. Si rezultat i globalizimit sot 5 milion vetë nga Turqia vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit, ndërsa në Turqi në vitin 2014, 50 mijë nxënës të huaj studionin në Turqi sot ky numër tregon shifrën 150 mijë nxënës të huaj. Me këtë kuptohet se Turqia po përparon me hapa të shpejtë.

24 nëntori dita e mësuesit dhe seminaret trajnuese u përmbyllën me koncertin e artistëve të Shoqatës Kulturore Artistike Turke Doğru Yol si dhe me një fotografi të përbashkët të pjesëmarrësve.